
Boksieri kosovar Labinot Xhoxhaj e ka mbrojtur me sukses titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, pasi ka triumfuar ndaj boksierit italian Eduardo Giustini.
Xhoxhaj e siguroi fitoren pas 12 raundeve, me vendim unanim të gjyqtarëve. Të tre gjyqtarët i dhanë pikët në favor të boksierit kosovar, duke konfirmuar triumfin e tij në këtë përballje.
Meçi u zhvillua të premten mbrëma në arenën “Europa-Park”, në qytetin Rust të Gjermanisë, dhe ishte i vlefshëm për titullin e kampionit të Evropës në kategorinë e rëndë, nën organizimin e EBU-së.
Me këtë fitore, Xhoxhaj vazhdon të mbajë titullin e kampionit evropian, duke konfirmuar edhe një herë pozitën e tij në boksin kontinental.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali