Protestat në Tiranë, dhjetëra persona marrin ndihmë mjekësore – të gjithë jashtë rrezikut për jetën

Protestat në Tiranë, dhjetëra persona marrin ndihmë mjekësore – të gjithë jashtë rrezikut për jetën

Written by

in

Protestat në Tiranë, dhjetëra persona marrin ndihmë mjekësore – të gjithë jashtë rrezikut për jetën

Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Shqipëri ka publikuar të dhënat e fundit për gjendjen shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë.

Sipas njoftimit, në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen aktualisht një punonjëse e Policisë, katër protestues dhe dy kalimtarë. Të gjithë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar nga ky spital pasi kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Edhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUT) janë trajtuar persona të lënduar gjatë protestës. Sipas ministrisë, një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe gjashtë protestues kanë marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor dhe janë larguar nga spitali.

Ministria ka bërë të ditur se situata po monitorohet vazhdimisht, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, ndërsa të dhënat për numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre do të përditësohen në bazë të informacioneve të verifikuara.

Në një deklaratë publike, ministrja e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Klodiana Spahiu, ka thënë se po e ndjek nga afër situatën përmes komunikimit të vazhdueshëm me strukturat spitalore.

“Po ndjek në vijimësi situatën shëndetësore të personave të lënduar gjatë protestës së sotme në Tiranë, përmes komunikimit të vazhdueshëm me strukturat spitalore. Në Spitalin Universitar të Traumës po trajtohen aktualisht një punonjëse policie, katër protestues dhe dy kalimtarë, të gjithë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, gjashtë efektivë të forcave speciale, dy përfaqësues të medias dhe katër kalimtarë janë larguar nga spitali pas marrjes së ndihmës mjekësore. Në Qendrën Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, një diplomat i huaj, një përfaqësues i medias dhe gjashtë protestues kanë marrë trajtimin e nevojshëm dhe janë larguar nga spitali. Për mua, përparësi mbetet shëndeti dhe siguria e çdo personi të lënduar. Kujdesi mjekësor ofrohet për të gjithë, pa dallim, me profesionalizëm dhe në përputhje me nevojat e secilit. Komunikimi me strukturat shëndetësore vijon pa ndërprerje dhe informacioni do të përditësohet në bazë të të dhënave të verifikuara mbi numrin e personave të trajtuar dhe gjendjen e tyre shëndetësore. Mirënjohje për mjekët, infermierët, ekipet e urgjencës dhe të gjithë profesionistët shëndetësorë për gatishmërinë dhe përkushtimin e treguar në ofrimin e kujdesit për qytetarët“, u shpreh ministrja.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Protestat në Tiranë, dhjetëra persona marrin ndihmë mjekësore – të gjithë jashtë rrezikut për jetën appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali