Dy gjigantët italianë në garë për Donnarumman, portieri mund të largohet nga Manchester City

Dy gjigantët italianë në garë për Donnarumman, portieri mund të largohet nga Manchester City

Written by

in

Dy gjigantët italianë në garë për Donnarumman, portieri mund të largohet nga Manchester City

E ardhmja e Gianluigi Donnarummas te Manchester City është vënë në pikëpyetje, pasi portieri italian thuhet se nuk po arrin të përshtatet me filozofinë e trajnerit Enzo Maresca. Kampioni anglez po shqyrton mundësinë e një ndryshimi të madh në repartin e portierëve gjatë verës së ardhshme, çka mund të çojë edhe në largimin e kapitenit të Italisë.

Sipas “The Athletic”, përcjellë nga “CalcioMercato”, Donnarumma dhe portieri rezervë Gerónimo Rulli mund të largohen nga Manchester City, pavarësisht se italiani ka kontratë me klubin deri në vitin 2030.

Donnarumma iu bashkua skuadrës angleze në vitin 2025, menjëherë pas triumfit në Ligën e Kampionëve me Paris Saint-Germain. Megjithatë, largimi i Pep Guardiolës dhe ardhja e Enzo Marescas në krye të ekipit kanë ndryshuar situatën e tij në klub.

Sipas raportimeve, portieri 27-vjeçar nuk përshtatet plotësisht me mënyrën e lojës që kërkon trajneri italian, veçanërisht në ndërtimin e aksioneve nga prapavija. Maresca kërkon qarkullim më të shpejtë të topit, ndërsa Donnarumma konsiderohet se e ngadalëson këtë proces.

Përveç çështjeve taktike, italiani është kritikuar edhe për disa gabime në ndeshjet ndaj PSG-së, Leipzigut dhe Aston Villas gjatë këtij sezoni, ndonëse ka regjistruar edhe pritje të rëndësishme.

Një tjetër moment që ka shtuar kritikat ndaj tij ishte goli i parë i Rasmus Højlundit për Napolin, në barazimin 2-2 të së martës, kur topi i rrëshqiti nga duart portierit italian dhe përfundoi në rrjetë.

Megjithatë, largimi i Donnarummas nuk do të ishte një operacion i lehtë financiar. Vlera e tij në treg vlerësohet nga 45 deri në 50 milionë euro, ndërsa te Manchester City përfiton rreth 12 milionë euro neto në sezon. Këta faktorë mund të kufizojnë numrin e klubeve që mund të përballojnë transferimin e tij.

Në mesin e destinacioneve të mundshme përmenden dy gjigantët italianë, Juventusi dhe Interi.

Juventusi, i cili gjatë kësaj vere transferoi Guglielmo Vicario nga Tottenham, thuhet se prej kohësh e ka në vëmendje portierin e kombëtares italiane.

Në anën tjetër, edhe Interi po shqyrton alternativa për pozitën e portierit, në kuadër të planeve për të ardhmen. Zikaltrit aktualisht mbështeten te Josep Martínez dhe Ivan Provedel, por Donnarumma mbetet një nga emrat që mund të jetë në radarët e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali