
Vizita e përfaqësuesve të Forcave të Armatosura të Serbisë në selinë e KFOR-it, në kampin “Film City” në Prishtinë, ka ngjallur reagime të shumta në rajon.
Lidhur me këtë zhvillim ka reaguar edhe gazetari dhe analisti i njohur kroat, Zoran Kusovac, i cili nuk i ka kursyer notat ironike karshi ushtrisë serbe.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kusovac ka vënë në pah faktin se ushtarakët serbë kanë shkelur në tokën e Kosovës të çarmatosur dhe nën shoqërimin e trupave të NATO-s.
Ai e ka cilësuar këtë si një pamje që i përshtatet një ushtrie të mposhtur.
“Oficerët e ushtrisë serbe në Kosovë! Të çarmatosur dhe nën përcjelljen e NATO-s, ashtu siç i ka hije një ushtrie të mundur [shumë herë]”, ka shkruar Kusovac, përcjell Gazeta Sinjali.
Ndryshe, takimi i realizuar në “Film City” ka qenë pjesë e komunikimeve të rregullta të misionit paqeruajtës të KFOR-it me autoritetet ushtarake në rajon, në funksion të ruajtjes së sigurisë dhe stabilitetit.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali