Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Jugut, policia heton rastin

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Jugut, policia heton rastin

Written by

in

Gjendet pa shenja jete një person në Mitrovicë të Jugut, policia heton rastin

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në Mitrovicë të Jugut.

Policia bën me dije se rasti është raportuar më 27 nëntor, rreth orës 14:26, nga një qytetar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e ka iniciuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.