Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Written by

in

Gjendet i vdekur një person në Mitrovicë të Jugut, policia nis hetimet

Policia ja njoftuar se një person është gjetur pa shenja jete të premten në Mitrovicë të Jugut.

Policia bën me dije se rasti është raportuar më 27 nëntor, rreth orës 14:26, nga një qytetar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Policia e ka iniciuar rastin si “vdekje e dyshimtë”.

Burimi: Insajderi