Helikopteri ushtarak rrëzohet pas misionit të shpëtimit në Peru, tetë persona humbin jetën – PAMJE

Helikopteri ushtarak rrëzohet pas misionit të shpëtimit në Peru, tetë persona humbin jetën – PAMJE

Written by

in

Helikopteri ushtarak rrëzohet pas misionit të shpëtimit në Peru, tetë persona humbin jetën – PAMJE

Tetë persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur rëndë, pasi një helikopter ushtarak është rrëzuar në Sanabamba, në rajonin Ayacucho të Perusë jugore.

Ministria e Mbrojtjes e Perusë njoftoi se helikopteri i tipit Mi-17 po kthehej nga një mision shpëtimi, gjatë të cilit ishte nxjerrë nga një zonë e vështirë qasja një patrullë ushtarake që kishte mbetur e bllokuar në luginën e lumenjve Apurimac, Ene dhe Madaro.

Në mesin e viktimave janë pesë anëtarë të ekuipazhit dhe tre ushtarë që ishin shpëtuar pak kohë para rrëzimit. I mbijetuari i vetëm është piloti i helikopterit, Enso Espinosa Roque, i cili ka pësuar lëndime të rënda dhe është transportuar për trajtim në një spital në kryeqytetin Lima.

Shkaqet që çuan në rrëzimin e helikopterit ende nuk janë bërë të ditura, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera lidhur me rrethanat e aksidentit.

Ky është aksidenti i dytë fatal me një helikopter ushtarak të këtij lloji në Peru që nga fillimi i vitit.

Në shkurt, një tjetër helikopter Mi-17, i angazhuar në një operacion shpëtimi pas përmbytjeve, u rrëzua në rajonin e Arequipas, në jug të vendit. Si pasojë, humbën jetën të gjithë 15 personat që ndodheshin në bord, përfshirë shtatë të mitur.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali