Urimi i Abdixhikut për 28 nëntor: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut

Urimi i Abdixhikut për 28 nëntor: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut

Written by

in

Urimi i Abdixhikut për 28 nëntor: Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka uruar shqiptarët me rastin e festës së 28 Nëntorit, duke kujtuar rëndësinë historike të shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe sakrificën e brezave ndër vite.

Abdixhiku ka theksuar se flamuri kombëtar është ruajtur me mund e sakrificë edhe në kohët kur shqiptarëve në Kosovë u ndalohej ta shfaqnin dhe ta ëndërronin lirinë.

Ai ka rikujtuar se më 28 Nëntor 1912 flamuri i një kombi u bë flamuri i një shteti, ndërsa ka veçuar përpjekjet dhe sakrificën e atyre që e ruajtën atë në shtëpi, në mërgim dhe gjatë luftës çlirimtare.

“Secili brez ka përgjegjësinë e vet ndaj atdheut. Ata para nesh na e lanë flamurin të lirë. Ne u detyrohemi fëmijëve tanë t’u lëmë një shtet të fortë e të drejtë, një shoqëri që di të bëhet bashkë dhe një atdhe ku ata duan ta ndërtojnë jetën e tyre”, ka shkruar kreu i LDK-së.

Në fund të urimit të tij, Abdixhiku ka përshëndetur të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, me mesazhin: “Me fat 28 Nëntori, shqiptarë kudo që jeni!”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali