
Një rast i rëndë ka tronditur Pejën ku një e mitur ka ndërruar jetë pas një incidenti tragjik në shtëpinë e saj.
Korrespodenti i Klan Kosova në Pejë, Valdrin Daci tha se e mitura nuk arriti t’u mbijetoi plagëve të marra nga një orendi në shtëpinë saj.
“Sa i përket rastit, O.K. është shtatëvjeçarja e cila ka ndërruar jetë pasi që nuk arriti t’i bëjë ballë lëndimeve të cilat i kishte e pranuar në natën e së dielës. Dhe në shtëpinë e saj dyshohet se i kishte rënë një dollap përmbi dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërsa nga aty është dërguar në QKUK. Dhe me datën 12 është raportuar se ka ndërruar jetë, ndërsa në konfirmimin e saj policia e ka bërë të ditur se ajo kishte pësuar lëndime pasi mbi të kishte rënë një orendi”.