“Vrapo për Flamur”, gara që bashkoi qytetarët në Prekaz për 28 Nëntor

“Vrapo për Flamur”, gara që bashkoi qytetarët në Prekaz për 28 Nëntor

Written by

in

“Vrapo për Flamur”, gara që bashkoi qytetarët në Prekaz për 28 Nëntor

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz po shënohet 28 Nëntori, Dita e Flamurit, me homazhe në nderim të komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari.

Qytetarë dhe përfaqësues institucionalë kanë bërë homazhe në nderim të familjes Jashari dhe dëshmorëve të kombit.

Në kuadër të aktiviteteve është organizuar edhe gara e vrapimit “Vrapo për Flamur”, me distanca 11 dhe 28 kilometra, ku kanë marrë pjesë qytetarë të moshave të ndryshme.Qytetari Dion Dërguti, duke folur për KosovaPress theksoi rëndësinë e sakrificës së familjes Jashari.

“Adem Jashari sakrifikoi të gjithë familjen e tij. Për çlirimin që ne të jetojmë të lirë. Të gëzojmë lirinë. Domethënë, më shumë se vetë jeta që vlerën këta e kanë sakrifikuar, domethënë jetën për, për ne, që të jetojmë të lirë”, tha Dërguti, raporton KP, transmeton Klankosova.tv.

Ndërkaq, Ilir Durmishi, njëri nga pjesëmarrësit në aktivitetin e vrapimit, ka thënë se kjo garë ndërlidhet me data dhe ngjarje të rëndësishme të historisë kombëtare shqiptare.

“Aktiviteti lidhet me shumë data. Për shembull, diku fillu prej Skënderbeut e deri në Ismail Qemalin. Dalja e UÇK-së në skenë, ditëlindja e Adem Jasharit, edhe tash më në fund kur jena në liri, normal që me bë një aktivitet që brez pas brezi me kujtu. Sezonin i gjashtë. Mirë është duke shku”, tha ai.