
Policia e Kosovës ka gjetur 26 mijë e 900 franga zvicerane në një automjet me targa të Kosovës, gjatë një patrullimi të zhvilluar të hënën mbrëma.
Për rastin ka raportuar korrespodenti i Klan Kosovës nga Prizreni, Nuhi Salihu, i cili foli të mërkurën në emisionin “Ora 7”.
Ai tha se rasti ka ndodhur rreth orës 21:15, kur zyrtarët policorë, gjatë patrullimit, kanë hasur në dy automjete, njëri me targa të Kosovës dhe tjetri me targa të Shqipërisë, të drejtuara nga dy meshkuj.
Gjatë kontrollit të automjetit me targa të Kosovës, policia ka gjetur shumën prej 26 mijë e 900 frangash zvicerane.
Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme, ndërsa rasti është iniciuar si “shpëlarje parash”.
“Sipas policisë, rasti ka ndodhur këtë të hënë rreth orës 21:15, ku gjatë patrollimit zyrtarët policorë kanë hasur në dy automjete, njëri me targa të Kosovës dhe tjetri me targa të Shqipërisë, të drejtuara nga dy meshkuj. Gjatë kontrollit të automjetit me targa vendore, pra të Republikës së Kosovës, policia ka gjetur shumën prej 26,900 franga zvicerane. Të dy personat janë shoqëruar në stacionin policor për procedura të mëtejme, ndërsa rasti është iniciuar si ‘shpëlarje parash’”, tha ai.