
Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit është deklaruar pas reshjeve të borës që kanë përfshirë vendin, duke bërë të ditur se ekipet për mirëmbajtjen e rrugëve janë në terren dhe në gatishmëri 24 orë.
Sipas njoftimit të ministrisë në Facebook, me uljen e temperaturave, ekipet po vazhdojnë pastrimin e borës dhe trajtimin me kripë të segmenteve rrugore ku ka ngrica, transmeton Klankosova.tv.
“Me uljen e temperaturave, ekipet tona janë në gatishmëri 24/7. Po pastrojmë borën dhe po trajtojmë me kripë segmentet ku ka ngrica, me vëmendje të veçantë në zonat malore”.
Ministria u ka bërë thirrje të gjithë drejtuesve të automjeteve që të tregojnë kujdes të shtuar gjatë vozitjes, ta përshtatin shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe të kenë parasysh sigurinë e ekipeve që po punojnë në terren.