
Royal Beverage ishte e pranishme dje në hapjen e Javës së Biznesit Kosovar 2026, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB).
Përmes motos “Unë konsumoj produkte vendore, po ju?”, kompania ka përcjellë mesazhin për mbështetjen e prodhimit vendor dhe rëndësinë e konsumimit të produkteve të prodhuara në Kosovë.
Si prodhues vendor, Royal Beverage thekson kontributin e saj në ekonominë e vendit, duke iu bashkuar thirrjes për t’i dhënë më shumë hapësirë produkteve vendore në përditshmëri.
“Zgjedhja juaj i jep forcë prodhimit tonë”, thuhet në mesazhin e kompanisë, e cila prodhon produkte si RC Cola dhe Frost Tea.
Burimi: Insajderi