“Skifterat” vizitojnë Prekazin në Ditën e Flamurit, urojnë 28 Nëntorin dhe mobilizohen për derbin ndaj Dritës

“Skifterat” vizitojnë Prekazin në Ditën e Flamurit, urojnë 28 Nëntorin dhe mobilizohen për derbin ndaj Dritës

Written by

in

“Skifterat” vizitojnë Prekazin në Ditën e Flamurit, urojnë 28 Nëntorin dhe mobilizohen për derbin ndaj Dritës

Tifogrupi gjilanas “Skifterat” kanë shënuar 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, duke vizituar Prekazin në nderim të sakrificës së familjes Jashari dhe të gjithë heronjve e dëshmorëve të kombit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, “Skifterat” kanë përcjellë urimet për festën kombëtare, duke rikujtuar rëndësinë historike të kësaj date dhe sakrificën për lirinë, dinjitetin dhe flamurin kuqezi.

“Në vendin ku historia u shkrua me gjak, në vendin ku u flijuan jetë për lirinë, dinjitetin dhe flamurin kuq e zi”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e tifogrupit gjilanas.

Ata e kanë përmbyllur urimin me thirrjen: “Lavdi të gjithë dëshmorëve dhe heronjve të kombit!”.

Krahas shënimit të festës kombëtare, “Skifterat” kanë bërë edhe thirrje për mobilizim të tifozëve në mbështetje të skuadrës së tyre, para derbit të madh lokal ndaj Dritës.

Gjilanasit do të përballen me rivalin e qytetit të dielën, nga ora 16:00, në stadiumin ndihmës, në kuadër të javës së 15-të të Albi Mall Superligës së Kosovës.

Përmes një mesazhi drejtuar anëtarëve të grupit, tifogrupi ka ftuar të gjithë tifozët që të jenë të pranishëm në stadium dhe të mbështesin ekipin në këtë përballje të rëndësishme.

“Të gatshëm si asnjëherë më parë!”, është mesazhi me të cilin “Skifterat” kanë përmbyllur thirrjen për derbin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali