
Gazetarja, Era Berisha e ftuar në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova tha se gratë në Kosovë janë të sigurta me ligjë, por tha se ato duhet ta gëzojnë atë edhe në realitetin e përditshëm.
Ajo tha se suksesi i ligjeve matet me praktikën e jetës së përditshme.
“Heshtja nuk është zgjidhje… Ne kemi ligje, një grua nuk ka nevojë vetëm në letër të jetë e sigurt, ajo ka nevojë në realitet të ndihet e sigurt. Suksesin e ligjeve e mati me atë se sa kemi gra të lira sot dhe sa e gëzojnë ato këtë fakt”.