
Ylli i Kombëtares së Kosovës dhe futbollisti i Juventusit, Edon Zhegrova, ka uruar festën e 28 Nëntorit përmes një postimi në rrjetet sociale, raporton Gazeta Sinjali.
Sulmuesi dardan ka publikuar një fotografi nga ndeshja me fanellën bardhezi, ku shihet duke festuar me simbolin e shqiponjës dykrenare.
Fotografinë e ndarë nga faqja zyrtare e Juventusit, Zhegrova e ka shoqëruar me mbishkrimin:
“Happy independence day Albania” në shqip ” Urime Dita e Pavarësisë Shqipëri”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali