
Columbus Crew ka eliminuar nga plejofi kampionin në fuqi të Major League Soccer (MLS), Inter Miamin e Lionel Messit, duke ia pamundësuar mbrojtjen e titullit.
Pas humbjes 3:0 në ndeshjen e parë në shtëpi, Inter Miami është mposhtur 1:0 edhe në udhëtim, në takimin e zhvilluar në orët e para të mëngjesit të së shtunës, sipas kohës në Kosovë.
Golin e fitores dramatike, Columbus Crew e shënoi në minutën e 92-të, pikërisht kur të dyja skuadrat po përgatiteshin për ekzekutimin e penalltive.
Në formatin e plejofit të MLS-së, skuadra që arrin dy fitore siguron kualifikimin në raundin tjetër. Columbus Crew ia doli ta bëjë këtë, duke e eliminuar Inter Miamin nga gara për titullin.
Ndërkohë, Lionel Messi, 39-vjeçar, pritet të vazhdojë karrierën te Inter Miami, pasi ka kontratë me klubin deri në vitin 2028.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali