Banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli martohet me reperin italian Fred De Palma në Maldive

Banorja e Big Brother VIP Albania, Jori Delli martohet me reperin italian Fred De Palma në Maldive

Written by

in

Modelja shqiptare Jori Delli dhe reperi i njohur italian Fred De Palma kanë ndarë me ndjekësit lajmin e martesës së tyre, duke kurorëzuar kështu lidhjen disa vjeçare.

Përmes një postimi të përbashkët në Instagram, dyshja ka publikuar fotografi nga Maldivet, ku Jori shfaqet me fustan nusërie, ndërsa të dy kanë ekspozuar edhe unazat e martesës.

“Zoti dhe zonja De Palma”, ka shkruar modelja në përshkrimin e fotografive, duke konfirmuar kështu se kanë bërë një hap të ri në marrëdhënien e tyre.

Vetëm pak ditë më parë, ish-banorja e “Big Brother VIP Albania” kishte paralajmëruar se së shpejti do të ndryshonte mbiemrin, përmes një fotografie familjare që kishte ndarë me ndjekësit.

Jori dhe Fred De Palma e bënë publike lidhjen e tyre në gusht të vitit 2023, ndërsa në dhjetor të vitit 2025, reperi i kishte propozuar martesë modeles, pikërisht në Maldive.

Njoftimi i tyre për martesën është shoqëruar me urime të shumta nga ndjekësit, por edhe nga personazhe të njohura të ekranit shqiptar, të cilët kanë reaguar ndaj fotografive të çiftit.

Pas më shumë se tre vitesh lidhjeje, modelja shqiptare dhe artisti italian kanë nisur kështu një kapitull të ri në historinë e tyre të dashurisë. /Telegrafi/