
Juventusi nuk do të mund të llogarisë në Nico Gonzalez për ndeshjen e rëndësishme kundër Comos, që zhvillohet të dielën në kuadër të Serie A.
Sulmuesi argjentinas nuk është ende në gjendje optimale fizike dhe, pavarësisht përmirësimit të gjendjes së tij, nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit Luciano Spalletti.
Mungesa e tij është një tjetër shqetësim për Juventusin, që synon të marrë tri pikë në një transfertë shumë të vështirë, ndaj një Comoje që po kalon një periudhë të mirë.