“Katunare”, “E pamoralshme”, eskalon përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës (VIDEO)

“Katunare”, “E pamoralshme”, eskalon përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës (VIDEO)

Written by

in

“Katunare”, “E pamoralshme”, eskalon përplasja mes Shqiponjës dhe Anjezës (VIDEO)

Debati mes Shqiponjës dhe Anjezës ka eskaluar. Dy banoret nuk kanë kursyer as ofendimet ndaj njëra-tjetrës.

Derisa debatonte me Shqiponjën, Anjeza ka folur për babanë e saj dhe qëndrimin e tij lidhur me hyrjen e saj në Big Brother, duke përmendur edhe përqafimin me Sharrin.

“Baba jem e ka shëtitur botën… Baba jem nuk e llogarit çikën e vet ‘bitch’ pse u përqaf me Sharrin. Baba jem ka thanë: hin në Big Brother, luj”, është shprehur Anjeza.

Ndërkohë, Shqiponja i është kundërpërgjigjur duke e pyetur: “Pse, lojë o qikjo?”.

Por përplasja nuk është ndalur me kaq. Anjeza ka vazhduar me deklarata fyese ndaj Shqiponjës, duke e quajtur “katunare” dhe “të pamoralshme”.

“Oj katunare, oj katunare, oj e pamoralshme, që menon se si ti fol një djali ke bo seks me to… Çka o bitch për ty?”, ka thënë Anjeza.

Nga ana tjetër, Shqiponja i është përgjigjur me të njëjtën gjuhë, duke i thënë: “Sjelljet e tua janë sjelljet e bitchit”.