
Në Gjilan është përuruar emblema e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit Kombëtar.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë përfaqësues institucionalë dhe qytetarë, transmeton Klankosova.tv.
Sipas njoftimit të Komunës së Gjilanit, vendosja e emblemës në hapësirën publike të qytetit simbolizon respektin dhe mirënjohjen për sakrificën e brezave që kontribuuan në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, transmeton Klankosova.tv.
Komuna ka theksuar përkushtimin për ruajtjen e kujtesës historike dhe përcjelljen e vlerave të luftës çlirimtare te brezat e ardhshëm.