
Vlora festoi me ceremoni solemne 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, por disa orë më vonë, qyteti u boshatis.
Qyteti i Pavarësisë u gjallërua gjatë ceremonisë solemne të ngritjes së flamurit kombëtar, ceremoni në të cilën morën pjesë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, presidentja Justina Shiroka Pula, dhe homologët e tyre Edi Rama e Bajram Begaj, sikurse edhe kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, raporton Klankosova.tv.
Por, vetëm pak orë pas përfundimit të ceremonisë, atmosfera në qytet ndryshoi dukshëm.
Rrugët dhe sheshet e Vlorës u qetësuan, ndërsa numri i qytetarëve dhe vizitorëve ishte shumë i vogël. Edhe atmosfera festive nuk ishte më e pranishme në të njëjtën shkallë, me qytetin që nuk dallohej shumë nga ditët e zakonshme.
Përveç disa vizitorëve dhe flamujve kombëtarë, Vlora dukej e qetë, larg gjallërisë që kishte gjatë ceremonisë së përvjetorit të Pavarësisë.
Shihni pamjet më poshtë: