
Përgatitjet për vendosjen e muralit të Nënës Terezë kanë nisur në sheshin qendror të Prishtinës, por kësaj radhe në një lokacion tjetër, pasi vendosja e tij në objektin e Ministrisë së Ekonomisë nuk u lejua nga Policia, me urdhër të Prokurorisë.
Në shesh është parë edhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili është takuar dhe fotografuar me qytetarët gjatë përgatitjeve për vendosjen e muralit.
Drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leotrim Retkoceri, ka bërë të ditur për Express se murali pritet të vendoset rreth orës 16:00.
Vendosja në lokacionin e ri vjen pasi autoritetet nuk lejuan realizimin e këtij projekti në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali