​Hidhen molotovë drejt Bashkisë së Tiranës, policia mbush sheshin me gaz lotsjellës

​Hidhen molotovë drejt Bashkisë së Tiranës, policia mbush sheshin me gaz lotsjellës

Written by

in

Protesta në Tiranë vijon të jetë e tensionuar pasi incidentet mes protestuesve dhe forcave të policisë janë intensifikuar.

Gjatë zhvillimeve të fundit janë hedhur bomba molotov në drejtim të Bashkisë së Tiranës dhe ministrisë që ndodhet pranë saj.

Policia ka përdorur gaz lotsjellës për shpërndarjen e protestuesve, duke mbushur me tym zonën përreth sheshit.

Ndërkohë, numri i personave të lënduar gjatë protestës së 28 Nëntorit në Tiranë ka shkuar në gjithsej 19.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, deri në orën 15:15, në Spitalin Universitar të Traumës janë paraqitur 17 të lënduar, mes tyre pesë policë, katër përfaqësues të medias dhe tetë protestues. Fatmirësisht, të gjithë të lënduarit ndodhen në gjendje të qëndrueshme shëndetësore.