
Kryeministri Albin Kurti, ka uruar qytetarët e vendit për zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës presidente të Republikës së Kosovës.
Kurti e bëri këtë në fillim të mbledhjes së Qeverisë, ku tha se me zgjedhjen e presidentes është përmbyllur plotësisht procesi i konstituimit të institucioneve të vendit.
“Më në fund u zgjodh edhe kjo nyje. Javën e kaluar, pas shumë përpjekjeve që nga certifikimi i rezultateve, Kuvendi i Kosovës, në legjislaturën e 11-të, zgjodhi presidenten e shtatë të Republikës së Kosovës, akademiken Justina Shiroka-Pula”, tha Kurti, njofton Klankosova.tv
Ai uroi të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e zgjedhjes së presidentes së re.
“Zgjedhja e presidentes shënon edhe përmbylljen e plotë të institucioneve. Urime të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës”, u shpreh shefi i ekzekutivit, njofton Klankosova.tv.
Justina Shiroka Pula u zgjodh në krye të shtetit më 6 tetor.