Ukraina kërkon alternativa ndaj Starlink-ut, nxënësi ukrainas shpik autopilotin për dronë që funksionon pa GPS

Ukraina kërkon alternativa ndaj Starlink-ut, nxënësi ukrainas shpik autopilotin për dronë që funksionon pa GPS

Written by

in

Ukraina kërkon alternativa ndaj Starlink-ut, nxënësi ukrainas shpik autopilotin për dronë që funksionon pa GPS

Një nxënës ukrainas i shkollës së mesme ka zhvilluar një teknologji të re që u mundëson dronëve të navigojnë në mënyrë autonome pa u varur nga sinjalet satelitore GPS.

Yaroslav Sheiko, nxënës i klasës së njëmbëdhjetë nga qyteti i Poltavës, është nderuar me çmimin presidencial “E ardhmja e Ukrainës”, për arritjet e tij në fushën e inxhinierisë dhe zhvillimin e teknologjive për mjetet ajrore pa pilot.

Shpikja e tij kryesore është një sistem autonom navigimi, i cili u mundëson dronëve të arrijnë në lokacionet e përcaktuara nga operatori, edhe kur sinjalet GPS dhe sistemet e tjera satelitore nuk janë të disponueshme.

Teknologjia është projektuar që dronët të ruajnë trajektoren e planifikuar të fluturimit, pavarësisht ndërhyrjeve elektronike që mund të bllokojnë ose falsifikojnë sinjalet e navigimit.

Përveç këtij sistemi, Sheiko ka zhvilluar edhe një sistem të kontrollit të fluturimit të bazuar në inteligjencën artificiale, si dhe pajisje për stabilizim optiko-elektronik, të cilat synojnë të përmirësojnë kontrollin dhe navigimin e dronëve.

Sipas informacioneve të publikuara nga Departamenti i Arsimit i Komunës së Poltavës, i riu prej kohësh merret me zhvillimin e zgjidhjeve inxhinierike për mjetet ajrore pa pilot.

Arritjet e tij nuk kufizohen vetëm në çmimin e fundit presidencial. Ai ka fituar dy herë bursë presidenciale dhe ka zënë dy herë vendin e parë në garat kombëtare të organizuara nga Akademia e Shkencave për të Rinj të Ukrainës.

Në vitin 2025, projektet e tij u vlerësuan edhe në arenën ndërkombëtare, ku fitoi medaljen e artë në Panairin Ndërkombëtar të Shpikjeve INOVA, si dhe medaljen e argjendtë në Hackathon 2025.

Megjithatë, detajet teknike të sistemit të navigimit, përfshirë saktësinë, distancën e fluturimit dhe rezultatet e testimeve praktike, ende nuk janë bërë publike.

Zhvillimi i kësaj teknologjie vjen në një kohë kur Ukraina po përballet me sfida të vazhdueshme nga ndërhyrjet elektronike që pengojnë funksionimin e dronëve dhe po kërkon alternativa për të garantuar

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali