Milot Rashica mund të largohet nga Besiktasi gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi interesimi për shërbimet e tij ka ardhur nga një tjetër klub turk.
Bëhet fjalë për Samsunsporin, që sipas mediumit turk Bitlisdogruhaber, e ka identifikuar reprezentuesin e Kosovës si një alternativë për ta përforcuar repartin ofensivë.
Edhe drejtuesit e Besiktasit janë duke e shqyrtuar mundësinë e ndarjes me 30-vjeçarin gjatë afatit kalimtar të dimrit, pasi e ardhmja e tij në klub nuk duket e sigurt.
Në rast se nuk paraqitet ndonjë ofertë për transferimin e tij, sipas raportimit, mund të shqyrtohet edhe mundësia e ndërprerjes së kontratës.
Rashica ka kontratë me gjigantin nga Stambolli deri në verën e vitit të ardhshëm, çka do të thotë se afati kalimtar i janarit mund të jetë një mundësi për Beshiktashin që të vendosë për të ardhmen e tij.
Ndërkohë, presidenti i Samsunsporit, Yuksel Yildirım, ka bërë të ditur se klubi synon të transferojë së paku katër futbollistë të rinj gjatë janarit.
Ai ka paralajmëruar gjithashtu se mund të largohen dy ose tre lojtarë të huaj, në mënyrë që të krijohet hapësirë për përforcimet e planifikuara./Telegrafi/