
Të shtunën janë shënuar tensione mes kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe Policisë së Kosovës lidhur me vendosjen e muralit të Nënë Terezës në objektin e Ministrisë së Ekonomisë.
Në këtë përplasje janë përfshirë edhe eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje.
Pas tensioneve, Ramës i është kumtuar një vendim me shkrim nga prokurori për ndalimin e vazhdimit të punimeve.
Megjithatë, kryetari i Prishtinës ka ndryshuar lokacionin dhe muralin e ka vendosur në objektin përballë “Hotel Grand”.
“Nënë Tereza e ka vendin në zemër të kryeqytetit të Republikës së Kosovës. Aty do të jetë”, ka shkruar Rama në Facebook.
Burimi: Insajderi