28 Nëntori u shënua me nderime dhe homazhe në kujtim të dëshmorëve të kombit

28 Nëntori u shënua me nderime dhe homazhe në kujtim të dëshmorëve të kombit

Written by

in

Në nderim të 28 Nëntorit-Ditës së Flamurit, ditëlindjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe ditës së daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, së bashku me bashkëpunëtorë, familjarë të dëshmorëve, përfaqësues të Shoqatave të Dalura nga Lufta e UÇK-së dhe qytetarë, bënë homazhe dhe vendosën kurora me lule pranë shtatores së Komandantit Legjendar Adem Jashari në Shtime.

Nderimet e homazhet vazhduan edhe në varrezat e dëshmorëve të UÇK-së në Shtime, Reçak, Mollopolc, Rancë dhe Carralevë, ku me respekt e krenari u përkujtuan të gjithë ata që me sakrificën dhe gjakun e tyre shkruan historinë e lirisë sonë.

“Lavdi e përjetshme Komandantit Legjendar Adem Jashari, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të gjithë dëshmorëve të kombit! Urime festa e madhe e 28 Nëntorit!”, tha kryetari Aliu.

Po ashtu, në këtë ditë të shënuar për mbarë kombin shqiptar, në fshatin Godanc u bë zbulimi i lapidarit të dëshmorit Agron Ramadani.

Burimi: RTKLive