Organizata “Liria ka Emër”, njofton se ka realizuar një intervenim të përkohshëm në obeliskun NEWBORN, në nderim të atyre që, siç thuhet, dhanë gjithçka për lirinë e Kosovës.
Në një postim, organizata ka theksuar se nëntori është muaj i daljes së parë publike të UÇK-së, i Adem Jasharit dhe i shqiptarëve.
“Nëntor i ftohtë pa krerët e UÇK-së që ende po mbahen në Hagë. Beteja vazhdon!”, thuhet në postim.
Sipas organizatës, intervenimi është bërë edhe në shenjë respekti për gjeneratën e pasluftës dhe për përgjegjësinë e saj ndaj kujtesës kolektive, historisë dhe UÇK-së.
Burimi: RTKLive
