
Një person është arrestuar në Malishevë, pasi ka tentuar t’i sulmojë me thikë prindërit e tij.
Policia bën të ditur përmes raportit se rasti ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 21:20, transmeton Klankosova.tv.
I dyshuari, mashkull kosovar, është arrestuar, ndërsa me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.