Qeveria e Kosovës ka themeluar grupin punues për hartimin e strategjisë për fazën e apelit në rastin e ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), i cili do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca.
Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se synimi është të punohet për korrigjimin e vendimit në fazën e apelit, në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Dhomat e Specializuara në Hagë.
“Punojmë që të bëhet korrigjimi në fazën e apelit për ish-krerët e UÇK-së”, ka deklaruar Kurti.
Burimi: Dukagjini
