![]()
Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka uruar popullin dhe Qeverinë e Shqipërisë, si dhe homologët e saj në Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme, me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Pavarësisë.
Urimi është publikuar në llogarinë zyrtare të Ministrisë së Jashtme serbe në platformën X.
Në mesazhin e saj, diplomacia serbe ka përcjellë urimet për festën kombëtare të Shqipërisë.
#Serbia congratulates the people and government of the Republic of #Albania, and our counterparts at @AlbanianDiplo, on your #IndependenceDay. https://t.co/pmVPJ3Ptlv
— MFA Serbia (@MFASerbia) November 28, 2026
Ndërkaq, Serbia vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
Burimi: Insajderi
