
Moti gjatë ditës së nesërme në Kosovë pritet të jetë kryesisht i vranët dhe shumë i ftohtë, ndërsa në orët e para të mëngjesit parashihen reshje bore.
Sipas parashikimit për Prishtinën, temperaturat minimale do të zbresin deri në -8 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë rreth -3 gradë Celsius.
Gjatë pjesës tjetër të ditës pritet të mbizotërojë mot i vranët, me mundësi të ulët për reshje, njofton IHMK.
Kujdes i shtuar rekomandohet gjatë qarkullimit, pasi temperaturat nën zero mund të krijojnë ngrica dhe rrugë të rrëshqitshme.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali