
Pas përfundimit të protestës në Tiranë, sheshi “Nënë Tereza” është mbushur me atmosferë festive për 28 Nëntorit.
Shumë qytetarë kanë dalë me automjetet e tyre, të zbukuruara me flamuj kombëtarë, duke u rënë borive në shenjë feste për Ditën e Flamurit.
Siç shihet edhe në pamjet e TCH-së, qytetarët kanë vendosur flamuj kuq e zi në xhamat dhe në pjesën e sipërme të automjeteve, duke vazhduar festimet për 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë.