Një pacient nga Enti Special dërgohet pa shenja jete në QKMF në Shtime

Një pacient nga Enti Special dërgohet pa shenja jete në QKMF në Shtime

Written by

in

Një person është gjetur pa shenja jete në Shtime. Rasti ka ndodhur më 28 nëntor 2026, rreth orës 20:35.

Sipas raportit të Policisë, nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare (QKMF) është raportuar se një pacient, mashkull, nga Enti Special, është sjellë pa shenja jete.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës u është liruar familjarëve për ceremoninë mortore.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”. /Telegrafi/