Enrique e kërkon transferimin e talentit të Chelseat në PSG

Enrique e kërkon transferimin e talentit të Chelseat në PSG

Written by

in

Paris Saint-Germain ka shfaqur interesim për Estevao Willian, një prej talenteve më të mëdha të Chelseat, me synimin për ta përforcuar repartin ofensiv në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit Nicolo Schira, klubi parisien po e monitoron situatën e brazilianit 18-vjeçar dhe po shqyrton mundësinë e transferimit të tij në afatin e ardhshëm kalimtar.

Interesimi i PSG-së vjen në një moment kur Estevao nuk po arrin të ketë minutat dhe rolin që priste te Chelsea. Pavarësisht talentit të madh dhe potencialit që ka treguar, konkurrenca në skuadrën londineze ka bërë që ai të mos jetë aq i rëndësishëm në formacion sa ishte parashikuar.

Kjo situatë ka tërhequr vëmendjen e gjigantit francez, i cili po kërkon alternativa për të përforcuar krahët e sulmit. Aftësia e brazilianit për të dribluar, krijuar raste dhe luajtur në disa pozicione të repartit ofensiv e bën atë një profil mjaft tërheqës për projektin e Luis Enriques.

Megjithatë, transferimi i tij nuk pritet të jetë i lehtë. Chelsea e konsideron Estêvãon një prej investimeve më të rëndësishme për të ardhmen dhe nuk ka arsye sportive për ta larguar, pavarësisht minutave të kufizuara që ka pasur në disa periudha të sezonit.

Klubi londinez ka besim te potenciali i tij dhe nuk dëshiron të heqë dorë nga talenti brazilian, i cili ka kontratë afatgjatë me skuadrën. Madje, raportimet e fundit sugjerojnë se Chelsea nuk është i gatshëm ta lehtësojë largimin e tij, as në formë huazimi.

Për Estevaon, vazhdimësia e aktivizimit mbetet thelbësore për zhvillimin e tij, por Chelsea beson se ai mund të ketë një rol të rëndësishëm në projektin e klubit.

Interesimi i PSG-së nuk nënkupton se negociatat kanë nisur apo se Chelsea është i gatshëm të pranojë një ofertë. Megjithatë, emri i brazilianit pritet të jetë ndër më të përfolurit në muajt e ardhshëm, teksa klubi francez po shqyrton mundësinë e një lëvizjeje në janar.

Pas një periudhe kur interesimi për të ishte zbehur, Estevao rikthehet në qendër të vëmendjes së afatit kalimtar, me PSG-në që duket se nuk e ka harruar talentin e ri të Chelseat. /Telegrafi/