
Teatri Kombëtar i Kosovës do të përkujtohet përmes një pullë postare të veçantë, e cila i kushtohet 80-vjetorit të themelimit të këtij institucioni të rëndësishëm të kulturës në vend.
Lansimi i pullës postare do të mbahet sot, në ora 12:00, në Amfiteatrin e Teatrit Kombëtar të Kosovës.

Përmes kësaj pulle postare shënohet një përvjetor i rëndësishëm për historinë e teatrit në Kosovë, duke vënë në pah rrugëtimin 80 vjeçar të një institucioni që ka kontribuar në zhvillimin e artit skenik dhe jetës kulturore në vend./KlanKosova.tv