Policia e Kosovës ka shoqëruar dy shtetas të Serbisë, një mashkull dhe një femër, pasi dyshohet se kanë kaluar ilegalisht kufirin.
Rasti ka ndodhur më 28 nëntor, rreth orës 21:00, në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.
Sipas raportit të Policisë, pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.
Burimi: RTKLive
