Pas reshjeve të dendura të borës që kanë mbuluar rrugët dhe trotuaret në Prishtinë, kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, ka njoftuar se ekipet komunale janë angazhuar në terren.
“Ekipet e Kryeqytetit janë në terren”, ka shkruar Rama në një postim në rrjetet sociale.
Njoftimi i tij vjen pasi reshjet e borës kanë vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe lëvizjen e këmbësorëve në kryeqytet.
Më herët ishte bërë e ditur se kompanitë përgjegjëse për mirëmbajtjen dimërore ishin në gatishmëri për intervenim, megjithatë në mënegjes rrugët dhe trotuaret u mbuluan nga bora.
Tashmë mbetet të shihet nëse intervenimet e ekipeve do të përmirësojnë gjendjen në rrugët dhe hapësirat publike të Prishtinës. /Telegrafi/