
Jose Mourinho ka kritikuar gjyqtarin pas humbjes së Real Madridit ndaj Alavesit, duke vënë në pikëpyetje vendimet e tij dhe duke ironizuar me përjashtimet e futbollistëve madrilenë në sezonet e fundit.
Trajneri portugez u ndal veçanërisht te një rast i diskutueshëm për penallti, për të cilin Jude Bellingham i kishte thënë se ishte prekur nga kundërshtari.
Mourinho deklaroi se, duke u bazuar në fjalët e futbollistit, kishte arsye të besonte se duhej të akordohej penallti, ndonëse pamjet e shikuara shpejt në iPad i kishin krijuar përshtypjen se rasti mund të ishte i diskutueshëm.
Më pas, Mourinho përdori ironi për të kritikuar gjyqtarin, duke kujtuar se dy sezone më parë kishte përjashtuar Kylian Mbappenë, sezonin e kaluar Viniciusin, ndërsa këtë herë Jude Bellinghamin.
“Do të shohim nëse sezonin e ardhshëm do t’i vijë radha Courtois”, deklaroi Mourinho me ironi.
Në fund, trajneri portugez shtoi se sipas tij gjyqtari dëshiron të tregojë autoritetin e tij dhe të dëshmojë se është i jashtëzakonshëm, por theksoi se nuk dëshiron të thotë se Real Madridi e humbi ndeshjen për shkak të referimit./Klankosova.tv.