Homazhe në Durrës për Ditën e Çlirimit: Rrëfimi i nënës që humbi të birin në krye të detyrës

Homazhe në Durrës për Ditën e Çlirimit: Rrëfimi i nënës që humbi të birin në krye të detyrës

Written by

in

Homazhe në Durrës për Ditën e Çlirimit: Rrëfimi i nënës që humbi të birin në krye të detyrës

Mauzoleumi i Dëshmorëve në Durrës vazhdon të jetë në proces rikonstruksioni, por kjo nuk e pengoi mbajtjen e ceremonisë përkujtimore, ku familjarë të dëshmorëve dhe përfaqësues të institucioneve zhvilluan homazhe simbolike në nderim të të rënëve për atdheun.

Mes familjarëve ishte edhe 80-vjeçarja Dila Lasku, e ardhur nga Maminasi për të kujtuar të birin, Arben Laskun, 26-vjeçarin që dha jetën në krye të detyrës gjatë trazirave të vitit 1997, raporton Tch, transmeton Klankosova.tv.

“E kanë vra në Laç të Vaut të Dejës. E mori plumbin në kokë, ndërsa shokët e vet u plagosën po shpëtuan. Ka ardhur banda nga Puka dhe ka qëlluar mbi policinë”, u shpreh Dila Lasku, nëna e Dëshmorit.

Por,Dila largohet këtë herë me një peng, për shkak të punimeve në mauzole, nuk mundi të vendoste lule pranë pllakës përkujtimore të Arbenit.

“Nuk e vizitova dot. Erdha këtu dhe 80 vjeçe sot e pata mall me shkuar te çuni im sot”, vijoi Dila Lasku.

Për sa kohë rikonstruksioni nuk ka përfunduar, familjarëve të dëshmorëve u duhet të presin për t’u kthyer pranë vendit ku prehen të dashurit e tyre./Klankosova.tv.