“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!”, Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë

“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!”, Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë

Written by

in

“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja!”, Haradinaj kujton 14-vjetorin e shpalljes së pafajësisë në Hagë

Ramush Haradinaj, ish-kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kujtuar 14-vjetorin e vendimit të Gjykatës së Hagës, me të cilin ai, Lahi Brahimaj dhe Idriz Balaj ishin shpallur të pafajshëm.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj ka theksuar se vendimi, vërtetoi edhe pastërtinë e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton Klankosova.tv

“Liri për çlirimtarët! Rroftë UÇK-ja! Sot, 14 vjet më parë, u vërtetua pafajësia ime, e Lahi Brahimajt dhe e Idriz Balajt, si dhe pastërtia e luftës së UÇK-së”, ka shkruar ish-komandanti i UÇK-së në Zonën e Dukagjinit.

Edhe Lahi Brahimaj, ka përkujtuar ditën kur ai, Ramush Haradinaj dhe Idriz Balaj u shpallën të pafajshëm nga Gjykata me seli në Hagë.

Përmes një postimi në Facebook, Brahimaj ka thënë se kjo datë ka rëndësi të veçantë jo vetëm për familjen e tij, por edhe për të gjithë shqiptarët.