
Një efektiv i Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH) ka qëlluar me plumb deputetin e Partisë Demokratike, Kliti Hoti.
Sipas pamjeve nga terreni, mësohet se Hoti ndodhej në protestë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Në momentin e ngjarjes, deputeti po vraponte dhe efektivi është kthyër dhe qëlluar atë në shpinë.
Deputeti është rrëzuar në tokë dhe në ndihmë i kanë ardhur disa protestues te tjerë që ndodheshin pranë tij.
Sa i përket gjëndjes së tij, deputeti dërgua me ambulancë për në spitalin e Traumës dhe bëhet me dije se, ai është në gjendje të rënduar shëndetësore./CNA
Burimi: Insajderi