KFOR-i vlerëson dhe nderon angazhimin e ushtarëve të vet në Kosovë

KFOR-i vlerëson dhe nderon angazhimin e ushtarëve të vet në Kosovë

Written by

in

KFOR-i vlerëson dhe nderon angazhimin e ushtarëve të vet në Kosovë

Në Kampin “Film City” në Prishtinë është zhvilluar ceremonia e ndarjes së medaljeve për pjesëtarët e KFOR-it, në shenjë mirënjohjeje për profesionalizmin, përkushtimin dhe angazhimin e treguar gjatë shërbimit të tyre në Kosovë.

Përmes një njoftimi zyrtar, KFOR-i ka vlerësuar lart kontributin e pjesëtarëve të misionit, duke nënvizuar rëndësinë e punës së tyre në realizimin e misionit të NATO-s në vend.

“Jemi krenarë që shërbejmë nën flamurin e NATO-s, për të mundësuar përparim për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë”, thuhet ndër të tjera në mesazhin e tyre.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali