Në një deklaratë për media, Policia e Shtetit bëri të ditur se Drejtori i Përgjithshëm ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm të inspektorit me inicialet E.A., ndërsa ndaj tij ka nisur edhe hetimi disiplinor nga Drejtoria e Standardeve Profesionale.
Sipas policisë, hetimi po zhvillohet mbi bazën e pamjeve filmike dhe fakteve lidhur me veprimet e punonpësit, i cili, siç thuhet në deklaratë, nuk kishte marrë urdhër për të qëlluar me plumba gome.
Ndërkohë, për të njëjtin rast, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka nisur veprimet hetimore.
Policia e Shtetit ka dënuar çdo akt dhune, duke theksuar se e drejta për protestë nuk justifikon dhunën, por as provokimet nuk mund të përligjin tejkalimin e kompetencave ligjore nga zyrtarët policorë.
Institucioni u ka bërë thirrje qytetarëve që të protestojnë në mënyrë paqësore dhe të distancohen nga personat e maskuar dhe të dhunshëm.
Burimi: RTKLive
