Brahimaj: Besoj se në Apel ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm (VIDEO)

Brahimaj: Besoj se në Apel ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm (VIDEO)

Written by

in

Brahimaj: Besoj se në Apel ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm (VIDEO)

Lahi Brahimaj, ish-i akuzuar nga Tribunali i Hagës, ka rrëfyer për situatën e 14 viteve më parë, kur ishte marrë vendimi që ai bashkë me Ramush Haradinajn dhe të tjerët të shpallen i pafajshëm për krime lufte.

Në Info Magazine në Klan Kosova, ai ka thënë se gjykimi ndaj tyre ishte një proces i gjatë që pas rreth tetë viteve kulmoi me shpalljen e pafajësisë së tyre.

Brahimaj ka thënë se beson fuqishëm se njëjtë do të ndodh edhe me ish-krerët e UÇK-së që po gjykohën nga Gjykata Speciale në Hagë, e që sipas tij, në shkallë të dytë, ata do të shpallen të pafajshëm.

“Unë besoj shumë se ditën që do të ndodh shkalla e dytë, ata do të shpallen të pafajshëm. Besoj se kjo do të ishte më shumë në interes të Kosovës sesa të të akuzuarve, sepse dënimi i tyre është edhe dënim për krejt Kosovën, sepse Serbia mund të thirret në dënimin e tyre. Uroj që ky grupi që është themeluar të jenë më punëtorë, të dalin me një plan se si do të procedohet tutje.”, ka thënë Brahimaj.  

Ai ka folur edhe për kohën e kaluar në qendrën e paraburgimit, ditën e aktgjykimit ndaj tij dhe të tjerëve, si dhe udhëtimin për në Kosovë, pasi u shpallën të pafajshëm.  

“Ekipi i mbrojtjes ka bërë një punë të shkëlqyeshme. Ne atë ditë, në të njëjtën udhëtim dhe me të njëjtin avion jemi kthyer. Në mbrëmje kemi udhëtuar nga njësia e paraburgimit, e nga Roterdami për në Prishtinë.”, ka thënë ai në Info Magazine në Klan Kosova. /Klankosova.tv