Pa rrymë stabile që nga e shtuna në Fushë Kosovë, KEDS: Ekipet në terren po e trajtojnë avarinë

Pa rrymë stabile që nga e shtuna në Fushë Kosovë, KEDS: Ekipet në terren po e trajtojnë avarinë

Written by

in

Pa rrymë stabile që nga e shtuna në Fushë Kosovë, KEDS: Ekipet në terren po e trajtojnë avarinë

Banorët e “Banesave të Princeshës” në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë po përballen me furnizim jostabil me energji elektrike që nga orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Një qytetar ka raportuar se njëra fazë e rrymës mungon plotësisht ose ka tension shumë të dobët, ndërsa faza tjetër ka luhatje të shpeshta. Kjo situatë po ua vështirëson jetesën banorëve në ditë të ftohta me borë, kur ngrohja është e nevojshme – veçanërisht për fëmijët, të moshuarit dhe personat e sëmurë – si dhe rrezikon dëmtimin e pajisjeve elektroshtëpiake.

Sipas banorëve, pavarësisht telefonatave të vazhdueshme drejtuar KEDS-it, ata kanë marrë vetëm njoftimin se rasti është hapur, pa ndonjë zgjidhje të menjëhershme, ndaj kërkojnë ndërhyrje sa më të shpejtë.

Lidhur me këtë problematikë, zëdhënësi i KEDS-it, Adlum Ramadani, tha për Sinjalin se ekipet tashmë janë angazhuar për ta sanuar defektin:

“Ju njoftojë se aktualisht ekipet tona janë duke e trajtuar si rast në terren dhe shumë shpejt pritet ta rregullojnë këtë avari që ka afektuar konsumatorët në fjalë”, deklaroi Ramadani për Sinjalin.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali