Punëdhënësit kanë afat që deri më 31 dhjetor të paguajnë K-15 për të punësuarit e tyre.
Sipastë dhënave të disponueshme më 29 nëntor, minimumi i rregullt në sektorin privat është 19.516denarë, për një vendim për pagesë që merret tani. Në sektorin publik, llogaritja për këtë vit arrin në rreth 13.560 denarë.
Si në sektorin privat, ashtu edhe në atë publik, kushti bazë është që i punësuari të ketë punuar së paku gjashtë muaj gjatë vitit kalendarik për të cilin paguhet regresi.
Në sektorin privat, sipas nenit 35 të Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive për Ekonominë, minimumi i rregullt është 40 për qind e pagës mesatare neto në shtet për tre muajt e fundit për të cilët katë dhënatë publikuara.
Për muajt korrik, gusht dhe shtator, baza e llogaritjes është 48.790 denarë. Dyzet për qind e kësajshumejanë 19.516 denarë.
Kjo do të thotë se edhe një punëtor që merr pagë prej 35.000 denarësh, edhe kolegu i tij që merr 55.000denarë, kanë të drejtë në të njëjtën shumë minimale, nëse për ta vlen e njëjta marrëveshje dhe i njëjti vendim për pagesë.
Me marrëveshje kolektive në nivel dege ose në nivel të punëdhënësit mund të përcaktohet edhe një shumë më e lartë e regresit.
Për ata që presin pagesën gjatë dhjetorit, rëndësi ka data kur kompania e ka marrë vendimin për pagesë.
Në sektorin publik, shuma është më e lehtë për t’u kontrolluar, sepse baza e llogaritjes është enjëjtëgjatë gjithë vitit.
Neni 21 i Marrëveshjes së Përgjithshme Kolektive parasheh së paku 30 për qind të pagës mesatare mujore neto të paguar gjatë vitit paraprak.
Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, paga mesatare për vitin 2025 ishte 45.198 denarë.
Nga kjo rezulton se llogaritja për vitin 2026 është 13.559,40 denarë.