Manchester City u ndal në barazim 2-2 nga Arsenali në një përballje dramatike në “Emirates”, por momenti më i diskutuar ndodhi në minutat e fundit të kohës shtesë, kur skuadra e Enzo Marescas kërkoi penallti për një prekje të topit me dorë nga Viktor Gyokeres.
Në minutën e 90+7-të, pas një goditjeje me kokë nga Josko Gvardiol, topi përfundoi në dorën e sulmuesit suedez, duke shkaktuar protesta të mëdha nga futbollistët e Manchester Cityt.
Megjithatë, gjyqtari kryesor vendosi të mos akordonte penallti, vendim që u kontrollua edhe nga sistemi VAR dhe më pas u konfirmua.
Tashmë është zbuluar edhe komunikimi mes gjyqtarit dhe zyrtarëve të VAR-it, të cilët shpjeguan arsyen e këtij vendimi.
“Gjyqtari: Mund të ketë prekur dorën, por nuk mendoj se ishte e qëllimshme.
VAR: Është dora e majtë, dora e majtë është e mbledhur pranë trupit”, ishte komunikimi mes tyre.
Pra, arsyeja kryesore pse Manchester Cityt nuk iu dha penallti ishte vlerësimi se krahu i Gyokeresit ishte në pozitë natyrale dhe i mbledhur pranë trupit, ndaj kontakti me topin nuk u konsiderua shkelje e rregullave të lojës.
Vendimi shkaktoi polemika të mëdha, me futbollistët e Manchester Cityt që protestuan ashpër, ndërsa Gianluigi Donnarumma vazhdoi të shprehte pakënaqësinë edhe pas përfundimit të ndeshjes.
Përballja përfundoi 2-2, me Arsenalin që ruajti kreun e tabelës së Ligës Premier dhe vazhdon të jetë gjashtë pikë mbi Cityn./Telegrafi/